Edhe një sulmues nga enjtja e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë, është marr në paraburgim, konfirmojnë nga Prokuroria Publike për portalin “Makfax”.
Prokuroria dyshon edhe ke një person për dhunën ndaj deputetes dhe ministres së tanishme për mbrojtje, Radmilla Sheqerinska.
Nga Prokuroria njoftojnë se deputetja e dëmtuar e ka njohur edhe të dyshuar në stacionin policor dhe se personi është burg shtëpiak. “Me propozim të Prokurorisë Publike, gjyqtari me procedurën paraprake në kuadër të Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup të dyshuari i ka caktuar burg shtëpiak”, thonë nga Prokuroria.
Nga atje thonë se kanë marrë aktivitet për sigurimin e dëshmive dhe rrumbullakësimin e lëndë, me çka do miratohet vendimi i Prokurorisë Publike. Ky është edhe një i dyshuar, për pos të dënuarit Pançe Angellov, i cili që kur pranoi fajin, nga gjykata morri dënimin me 4 vite burg për sulm ndaj deputetes Sheqerinska vitin e kaluar në Kuvend.
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...