Departamenti amerikan i Shtetit, Zyra e Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja, ka njoftuar se ka sanksionuar Shefin e Inteligjencës të Serbisë, Aleksandër Vulinin.
Sanksionimi i Vulinit sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, tregon vendosmërinë e SHBA-së për t’i mbajtur përgjegjës ata që përfshihen në afera korruptive dhe që çojnë përpara agjenda të tyre politike dhe personale, në dëm të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“Veprimi i sotëm mban përgjegjës Aleksander Vulin për veprimet e tij të korruptuara dhe destabilizuese që kanë lehtësuar gjithashtu veprimtaritë keqdashëse të Rusisë në rajon”, ka thënë Nën-Sekretari amerikan i Thesarit, Brian S. Nelson./Arbresh.info/
Kliko KËTU për të parë njoftimin e plotë nga DASH.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...