Shtetet e Bashkuara kanë dërguar porosi të fuqishme liderit të VMRO, Nikolla Gruevskit dhe liderëve të tjerë që të bëjnë gjithçka, që sa më shpejt të jetë e mundur të krijohet qeveria e re, që vendi të vazhdojë me reformat për në rrugëtimin e saj në familjen euro-atlantike.
“Qyetarët e Maqedonisë zgjodhën përfaqësuesit parlamentare në dhjetor, dhe ka shumicë të qartë në Kuvend, që presin për t’u formuar Qeveria. Shtetet e Bashkuara inkurajojnë liderët maqedonas që të bëjnë gjithçka, për formimin e Qeverisë pa vonesa të mëtejshme në mënyrë që vendi të mund të vazhdojë me reformat e nevojshme për t’u bërë anëtare e plotë e familjes euro-atlantike. Politikanët të cilët përpiqen që të bllokojnë formimin e qeverisë, e zhvlerësojnë sundimin e ligjit, proceset demokratike dhe stabilitetin në Maqedoni dhe në rajon. Ne do të punojmë me partnerët evropianë për të inkurajuar këta politikanë që të ndalin opstrukcionet e tyre, duke përfshirë edhe mundësinë që të njëjtit të japin përgjegjësi për veprimet e tyre”, thuhet në komunikatën e Departamentit të shtetit amerikan./TetovaSot
Identifikohet tifozi i Albacates që hodhi lëkurë banane ndaj...
Ter Stegen mund të rikhehet tek Barça disa ditë pasi u huazu...
Rriten rastet me sëmundje të zemrës në Shqipëri
Dënimi i Alidemajt për krime lufte, familjarët e viktimave ...
“Ndonjëherë duket sikur njerëzit nuk duan që ne të fit...
Ligji i ri për mediat sociale në Australi, Snapchat bllokon ...