Qindra protestues kanë dalë sërish në rrugët e Shkupit për të kërkuar përgjegjësi politike për vrasjen e të riut Martin Neshkovski, vetëm pak ditë pasi janë bërë 4 vjet nga ngjarja.
Qytetarët e organizuar nga nismat “Protestoj” dhe “Qytetarët për Maqedoninë” thonë se duhet të fillojë hetim i ri për vrasjen e të riut dhe kërkojnë përgjegjësi penale për udhëheqësit e policisë dhe Qeverisë.
Vëllai i Martinit, Aleksandar Neshkovski theksoi se padia e dorëzuar para disa ditësh në Prokurori, është bazë e mirë për zbardhjen e drejtësisë.
Protestuesit marshuan nga Qeveria drejt Ministrisë së Brendshme për t’u kthyer sërish në kampin para godinës qeveritare.
“U bëjmë apel të fillojnë të funksionojnë institucionet, tashmë ka edhe padi në bazë të së cilës mund të tregojnë guxim dhe të fillojnë procedurë, ndërsa më pas e dinë ata se si duhet të funksionojnë. Presim, sepse është koha që Prokuroria të ndërmarrë hapa. Është e saktë që ka disa individë që ushtrojnë presion, por pas të gjitha këtyre përpjekjeve, ata njerëz janë të parëndësishëm dhe duhet të përgjigjen para ligjit”, tha Aleksandar Neshkovski, vëllai i Martinit.
“Protestoj për shumë gjëra, por sonte po, protestoj për mos realizimin e procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë të të gjithë atyre që janë të kyçur në rastin e Martin Neshkovskit. Para se gjithash dorëheqje”, deklaroi një protestues.
“Dorëheqje për gjithë Qeverinë, për shkak të padrejtësive që bëjnë. Vetëm dorëheqje, asgjë tjetër”, u shpreh një tjetër protestues.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën