Ka nisur edhe sot për herë të nëntë radhazi protesta e opozitës në Beograd të Serbisë kundër dhunës ndaj qytetarëve.
Protesta po mbahet edhe për shkak të parregullsive zgjedhorë para selisë së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KQZ), nga ku kolona e protestës është nisur drejt Pallatit të Drejtësisë në Beograd, raporton N1 transmeton Arbresh.info.
Kërkesa kryesore e protestuesve është lirimi i studentëve ku rreth 30 prej tyre janë arrestuar pas protestës së zhvilluar të dielën.
Sonte për herë të parë është mbajtur protestë edhe në Kralevë.
Në Kraljevë, liderët e partive opozitare iu drejtuan turmës para Departamentit të Policisë në atë qytet.
Organizatorët e protestës kishin dhënë udhëzime që nëse shfaqen elementë që mund të shkaktojnë provokime, të mbahen larg vitrinave. Megjithatë, nuk u raportua asnjë incident./Arbresh.info
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve