Serbia deri në fund të qershorit dhe përfundimit të kryesimit të Rumanisë në Bashkimin Evropian mund të hapë vetëm një kapitull për të negociuar, shkruan “Veçernje Novosti”.
Sipas saj, duke u thirrur në burime diplomatike nga Brukseli, kjo nënkupton kapitullin 9 që bën fjalë për shërbimet financiare. Po ashtu, as rreth tij nuk ekziston pajtim i plotë mes shteteve anëtare.
“Novosti” shkruan se ekziston mundësia që Beogradi në javët e ardhshme të mos e hapë asnjë kapitull për të negociuar dhe se në qershor të mos zhvillohet fare konferenca ndërqeveritare e Serbisë në BE.
E përditshmja serbe shkruan se ky “dush i ftohtë” për integrimin evropian të Serbisë tashmë një kohë të gjatë ishte paralajmëruar nga Brukseli dhe ndodh për faj të problemeve të brendshme të BE-së por edhe mundësisë që të shtohet presioni ndaj Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Ritmi i ngadalshëm i integrimit evropian të Serbisë diktohet nga shtete të caktuara si Kroacia, por edhe shtete të tjera të cilave u pengojnë raportet e ngushta të Beogradit dhe Moskës, shkruan “Novosti”.
Trepça dominon Bashkimin në “Minatori”, e bën hapin e parë d...
Irani kërcënon Francën dhe Britaninë e Madhe: Nëse dërgoni a...
Apeli vërteton dënimin prej 44 vjetësh burgim ndaj pesë të a...
61% e pronave në Shqipëri u blenë nga shtetas të BE-së
Musliu i reagon Osmanit: U desh t’iu shkundet karrigia për t...
Trump kërcënon Iranin: Nuk do të qeshë më