Misioni serb në Kombet e Bashkuara, ka reaguar për fjalimin e kryeministri shqiptar Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të këtij organi, ku bëri thirrje se të gjitha shtetet duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Ambasadori serb në OKB, Milan Milanoviq në përgjigjen për kryeministrin shqiptar, ka theksuar se Rama ka abuzuar me fjalimin e tij në AP të OKB-së dhe i ka vënë në lajthitje krerët e vendeve prezente duke thënë se “dialogu po bëhet mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë”.
“E vërteta”, sipas ambasadorit serb, “është se Beogradi po negocion me Institucionet vetëqeverisjes të përkohshme në Kosovë”, raporton televizioni publik serb, transmeton Koha.net.
Rama në fjalimin e djeshëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së kërkoi nga shtetet që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë sepse, siç tha ai, “kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit në rajon”.
Ai gjithashtu ka thënë se “këto njohje do t’i bënin mirë edhe Serbisë”.
Kurse ambasadori Milanoviq, ka shtuar se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe as anëtare e OBK-së duke rikujtuar se bisedimet në Bruksel, nën patronatin e Bashkimit Evropian, janë në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Ndërsa këto deklarata të Ramës”, sipas ambasadorit serb, “mund të rrezikojnë rezultatet pozitive të dialogut dhe ndalojnë përparimin e ardhshëm”.
Të kujtojmë që fjalimi i Ramës kishte në fokus pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës: Greqinë, Qipron, Spanjën, Sllovakinë dhe Rumaninë.
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...