Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka anuluar pjesëmarrjen e tij në një takim që do të zhvillohet më 3 mars në Zagreb, me homologët e vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Europës Jug-lindore.
Vendimi, ka bërë të ditur dikasteri i drejtuar nga Daçiç, është marrë pas deklaratave të fundit të ministrit të Jashtëm kroat, Davor Stier, kundër parimeve themelore për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe për promovimin e bashkëpunimit rajonal.
Daçiç i është referuar edhe celebrimit në Kroaci të lumturimit të kardinalit Alojzije Stepinac, i akuzuar nga Beogradi për krime lufte dhe mbështetje të regjimit kroat gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pas kritikave të Daçiç, shefi i diplomacisë kroate ka mbyllur çdo rrugë komunikimi me homologun serb.
“Kroacia synon të vazhdojë mbajtjen e marrëdhënieve të mira me Serbinë dhe të ruajë një kanal komunikimi me Beogradin, por kjo është e pamundur me ministrin Daçiç”, ka deklaruar ministri Stier./tch
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...