Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela vlerëson se Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev për vitin e parë të saj nuk meriton notë kaluese.
“Këtë ia kam thënë drejtpërdrejtë kryeministrit Zaev gjatë interpelancës, ndërsa përreth tij janë mbledhur persona dhe politikanë që veprojnë sipas logjikës “Vdiq mbreti” – “Rroftë mbreti” dhe bazuar në këtë, kjo Qeveri nuk meriton notë kaluese. Ka qindra milionë euro për investime, investohen 200 milionë euro për infrastrukturë rrugore vetëm në pjesën lindore të vendit, ndërsa vazhdon propaganda e zbrazët dhe e rreme e BDi-së për 12-13 kilometrat e rrugës që duhet t’i bashkojë Maqedoninë me kufirin e saj në Bllacë. Gënjeshtër e madhe, njëlloj sikur edhe vendkalimi kufitar Miratoc që përmenden me vite, sepse para vitit 2020 nuk do të bëhet asgjë në këtë drejtim”, deklaroi Ziadin Sela në emisionin ‘200″ në Alsat.
Ai shtoi se do të takohej me udhëheqësinë e re të OBRM-PDUKM-së, por vetëm në rast se ato kërkojnë falje nga ai.
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...
Parashikimi i motit për sot
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...