Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në Kuvendin Qendror ofroi dorëheqjen, por shumica refuzoi dhe vendosën që edhe më tej udhëheq me opozitën shqiptare.
Nga Aleanca për Shqiptarët zyrtarisht janë hequr kryetarët e degëve në Tetovë dhe Dollnen.
Sipas Selës, largimi i tyre pason për arsye se ata para zgjedhjeve kanë paralajmëruar bashkëpunim me partinë ‘Besa’ dhe me veprimet e tyre kanë shkelur statutin partiak, përcjell telegrafi maqedoni.
Kuvendi Qendror i partisë në mbledhje punoi në gjashtë pika, dhe një nga pikat me propozim të vet Ziadin Selës, ishte edhe shkarkimi i tij. Me shumicë votash, dorëheqja u refuzua, ndërsa atij i vazhdohet mandati i kryetar partie.
Pas pauzës në mbledhjen e Kuvendit Qendror në sallën sportive ‘Rinia’ në Gostivar, Sela sqaroi vendimet dhe dorëheqjen e ofruar si dhe heqjen e disa anëtarëve nga radhët e tyre.
Për dorëheqjen e ofruar ai tha se është akt moral pas rezultatit zgjedhor, por vendimi ishte i kryesisë së lartë
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...