Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ka deklaruar se nëse BE-ja nuk jep datë për të nisur negociatat me Maqedoninë e Veriut, duhet të shpallen zgjedhje të parakohshme.
Në një intervistë për TV21, Sela tha se nëse BE-ja sjell vendim negativ, atëherë duhet të formohet qeveri teknike, sipas Marrëveshjes së Përzhinës dhe në pranverë të mbahen zgjedhjet e parakohshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë intervistë ai i bëri ftesë ish-kandidatit për president Blerim Reka, që t’i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët, pasi siç tha, ka çfarë për të dhënë në sferën politike.
Ndryshe, qëndrim të njëjtë ka shprehur edhe kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami. Ai po ashtu tha se nëse BE sjell vendim negativ, duhet të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...