Shumica parlamentare mund të zgjerohet por jo të zvogëlohet. Ziadin Sela edhe një herë largoi dyshimet për largimin e mundshëm të Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria.
Sipas tij, subjekti që më së shumti e kërkon largimin e Selës nga Qeveria është BDI-ja e Ahmetit por kjo gjë sipas tij ka pak rëndësi pasi primare e cilëson përmbushjen e reformave të premtuara. Dëshira e BDI-së për largimin e Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria mund të plotësohet vetëm nëse ky ekzekutiv fillon t’i ngjasojë qeverisjes së kaluar të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, shoti Sela.
“Ne jemi pjesë e qeverisë sepse kemi marr obligimet tona për të vazhduar reformat dhe për të qenë brenda për brenda qeverisë ajo pjesë e cila çdoherë do të alarmojë kur kjo Qeveri do të ngjajë me qeverinë e kaluar. Ne për momentin që flasim jemi pjesë e Qeverisë. I vetmi aktorë politik brenda Qeverisë i cili dëshiron që Aleancën për Shqiptarët të mos e shohë në aty, që të mos e këtë në koalicion qeverisës është BDI-ja dhe Ali Ahmeti. Këtë e kanë thënë vazhdimisht gjatë fushatës bile ka pasur konstatime që ASH ka dalur nga Qeveria”, tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...