Sot në Kuvendin e Maqedonisë seanca do të mbajnë dy komisione kuvendore, në të cilat do të shqyrtohen disa propozim-ligje dhe do të mbahet seancë e Kuvendit të Maqedonisë, në të cilën do të diskutohet për propozim-ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave me procedurë të shkurtuar.
Në Komisionin për Arsim, Shkencë dhe Sport do të diskutohet për propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e standardit të studentëve në lexim të dytë.
Ndërsa në Komisionin për Financim dhe Buxhet do të shqyrtohet propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumi – lexim të dytë dhe shqyrtimi i raportit të Komisionit Juridik Ligjvënës, për Propozim-ligjin për prokurime publike (në lexim të dytë)./Telegrafi/
Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë
“Nuk ishte diçka e bukur”, Trump akuzon Iranin për shkelje t...
Haradinaj kujton heroin Sali Çekaj dhe dëshmorët e brigadave
Abdixhiku: Sali Çekaj ra për të mos vdekur kurrë
Lojtari i Mallorcës shfaqet me fanellën e Kosovës
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, shpallen në kërkim 5 per...