Në gjykatë Penale sot do të mbahen seanca të reja për rastet “Monstra”, “Magyar Telekom” dhe “TNT”.
Rasti “Monstra” ndodhet në procedurë të dëshmive dhe po jepen dëshmi dhe prova plotësuese nga Prokuroria.
Rasti kundër ish-drejtorit dhe drejtorit të financave të Telekomit të Maqedonisë, Atila Sendrei dhe Rolf Plat, si dhe dy personave tjerë për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare, ndodhet në procedurë të dëshmive dhe po dëgjohen dëshmitarët e mbrojtjes.
Rastin “TNT” për shembjen e kompleksit “Kosmos” e udhëheq Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësohet nga Burim Rustemi. Në këtë rast në mesin e të akuzuarve është edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski./Telegrafi/
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...