Edhe në festën e organizuar nga ambasada e Maqedonisë në Beograd me rastin e ditës së pavarësisë, kryeministrja serbe Ana Brnabiq i ka bërë ftesë publike kryeministrit Zoran Zaev për të vizituar Beogradin e sipas saj kanë mbetur vetëm caktimi i datës së takimit dhe më pas sipas kryeministres serbe do të bisedohet edhe për mbajtjen e një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, transmeton Zhurnal.mk
Ajo madje në këtë eveniment nuk ka dashur të flas shumë për problemet politike duke thënë se me Maqedoninë duan raporte korekte dhe nuk duan probleme.
Po cilat janë pritshmëritë e vizitës së Zaevit në Beograd, a do të mund të dëmtojë kjo vizitë e tij në Serbi nëse Kosova nuk do të pranohet në UNESCO!?
Ndonëse përflitet, megjithatë kryeministrja serbe Brnabiq do i kërkojë homologut të saj maqedonas Zaev, që Maqedonia të mos votojë pro pranimit të Kosovës në UNESCO.
Mirëpo në anën tjetër, vendimi për pranimin e Kosovës në UNESCO nga ana e Maqedonisë është në përputhje dhe rekomandime europiane dhe ky vendim duhet respektuar, por që qeveria e Maqedonisë tashmë gjendet në një dilemë të madhe pasiqë në njërën anë nuk dëshiron të acarojë akoma më shumë raportet me Beogradin zyrtarë ndërkohë që në anën tjetër dëshiron fqinjësi të mirë me gjitha vendet me të cilat kufizohet por edhe të respektojë vendimet të cilat rekomandohen nga Brukseli zyrtarë.
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar nj...
Labi do të jetë prezent në varrimin e gjyshit të tij në Raho...
Hakohet faqja e Inspektoratit të Prishtinës, Komuna-qytetarë...