Tre persona janë plagosur në rrahjen para një autolarjeje në Tetovë, ku u përdorën edhe shufra hekuri dhe sëpata.
Sipas policisë, incidentin e raportoi një i punësuar në autolarjen në rrugën Bllagoja Toska në Tetovë. Sipas tij, gjatë ditës së djeshme rreth orës 13 e 30 minuta, ndërsa ishte para autolarjes bashkë me kushëririn e tij me inicialet M.I., me automjet kaloi personi me inicialet C.D, 51 vjeç nga Zhelina, me të cilin edhe më herët kishin mosmarrëveshje
C.D. nga makina drejtoi sharje ndaj M.I., pastaj doli nga makina dhe me një shufër hekuri e sulmoi dhe e goditi në anën e majtë të kokës. Në qërimin fizik të hesapeve u përfshi edhe kushëriri i M.I, i cili me sopatë goditi C.D. disa herë në kokë dhe pjesë të trupit.
Ata u ndanë nga kalimtarë të rastit, kurse C.D. me makinë të Ndihmës së Shpejtë u dërgua në Spitalin Klinik të Tetovës. Te kushërinjtë M.I dhe M.I. u konstatuan dëmtime në fytyrë dhe duar. Po merren masa për zbardhjen e rastit. /tetovasot
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik
Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për shqip...
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës
Rezerva Federale e SHBA-së mban normat e interesit pavarësis...
Kos: Kufizimi i pavarësisë së gjyqësorit, hap prapa për Serb...