Michael Roth, kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme i Bundestagut dhe ish-Ministër për Evropë i Gjermanisë ka thënë se është i shqetësuar për lidhjet e ngushta të disa politikanëve malazez me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Roth në një intervistë për mediumin malazez ‘Pobjeda’ tha se Vuçiq e ka dëshmuar që është një partner jo i besueshëm për rajonin dhe se aleanca të tilla, sipas tij, i minojnë aspiratat evropiane të Malit të Zi, transmeton Arbresh.info.
“Është shqetësuese kur politikanë malazezë janë në lidhje ngushta me një lider që ka dëshmuar të jetë një partner jo i besueshëm për BE-në dhe rajonin. Aleanca të tilla mund të minojnë aspiratat evropiane të Malit të Zi. Udhëheqësit e vendit duhet të kenë prioritet angazhimin e tyre ndaj vlerave dhe parimeve demokratike të BE-së për të qëndruar në rrugën e duhur”, tha Roth.
“Vendi tani ka një shans real për të kapërcyer ndarjet, qofshin ato etnike, fetare apo politike, në një përpjekje të përbashkët për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian – ky shans është unik dhe i ndjeshëm ndaj kohës dhe nuk duhet të minohet”, ka theksuar deputeti.
Duke folur për rolin e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi dhe konstatimet se ajo është nën ndikimin e drejtëpërdrejtë të Vuçiq dhe si një ekzekutuese i influences ruse Roth thotë se është i shqetësuar për këtë.
“Unë e kuptoj dhe e respektoj plotësisht që shumë qytetarë të Malit të Zi e gjejnë shtëpinë e tyre shpirtërore në Kishën Ortodokse Serbe; kjo është një çështje e lirisë fetare, një e drejtë themelore e njeriut. Megjithatë, jam thellësisht i shqetësuar për ndikimin politik të Kishës Ortodokse Serbe, veçanërisht përfshirjen e saj në sistemin arsimor të Malit të Zi dhe ndikimin e saj tek të rinjtë. Në këtë kuptim, roli i Kishës në Mal të Zi është shqetësues. Jam dakord me vlerësimin e Parlamentit Evropian se Kisha Ortodokse Serbe vepron si një kanal i ndikimit rus dhe se paraqet një kërcënim për integrimin evropian të Malit të Zi”, deklaroi Roth.
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dr...
Kryeministri kroat uron Kurtin: Kroacia mbetet përkrahëse e ...
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin
LDK-ja emëron Jehona Lushaku-Sadriun shefe të Grupit Parlame...
“Autori 58-vjeçar qëlloi me armë në dysheme”, policia jep de...
“A po ndaleni, idiotë”, Labi eskalon me fjalor b...