Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s George Robertson, ka mbajtur fjalim dje në Këshillin Atlantik, ku tha se ka ardhur momenti që në Maqedoni të gjithë duhet të shikojnë drejt të ardhmes dhe ta mbrojnë interesin e përgjithshëm të vendit.
Në panelin me titull: “Plotësimi i Evropës: A do ta arrijë Maqedonia momentin?”, Robertson tha se në lidhje me këtë duhet të shikohet nga aspekti më i thellë dhe gjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kujtoni guximin dhe rëndësinë e politikanëve tuaj në krizën e vitit 2001. Ata e shpëtuan vendin tuaj nga një gjakderdhje e sigurt. Guxim dhe rëndësi të tillë kanë disa politikanë sot në Maqedoni”, tha Robertson.
Ai tha se kur e ka vizituar Maqedoninë para referendumit, në takim me Hristijan Mickoskin ka përmendur rëndësinë e dhe momentin historik në të cilin ndodhet Maqedonia.
Sipas tij, referendumi u organizua për ta fshirë fjalën “FYROM” nga harta e botës, e cila sipas tij ka minimizuar identitetin maqedonas.
Ai tha se nëse nuk shfrytëzohet kjo mundësi, e njëjta nuk do të përsëritet në 30 ose 40 vitet e ardhshme.
Arben Kingji vizitë zyrtare në Rumani, fokus bashkëpunimi në...
Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, thotë se vendimi u m...
Barcelona pritet të marrë një kompensim të madh financiar ng...
Aksident trafiku në Lupç të Podujevës, dy automjete përplase...
Papa Leoni viziton Monakon, bën thirrje kundër pabarazisë gl...
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...