Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi ka dalë kundër vendimit të Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare në Serbi duke thënë se e gjithë kjo është bërë të larguar vëmendjen nga problemet e shumta në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.
Halimi, sipas medieve serbe, e ka përmendur Kryetarin e Preshevës Ragmi Mustafën ndaj të cilit ka pakënaqësi të shumta të qytetarëve, të cilët edhe kanë paralajmëruar një protestë më datën 18 shtator.
Halimi ka thënë se Mustafa ka qenë i interesuar për një ngjarje të tillë që do ti linte në hije problemet.
Ai ka theksuar se sot në Preshevë nuk është dëgjuar diçka e re pasi sipas tij, pjesëmarrësit e tubimit vetëm në mënyrë teorike kanë biseduar.
Ai ka thënë se themelimi i Asociacionit është legjitim, por sipas tij, këshilltarët nga partia e tij nuk kanë marrë pjesë pasi sipas Halimit ky vendim nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve.
Ai ka theksuar se ky vendin së pari është dashur të shqyrtohet në nivel të tre komunave dhe pastaj , pasi të merret qëndrimi, të mbahet mbledhje e përbashkët.
Dona, konkurrentja e radhës që u largua nga Ferma VIP
7-1 është një rregull i thjeshtë gjumi që mund t’ju zgjasë j...
Thaçi tregon se a i përcjell zhvillimet politike në Kosovë
“Mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres”
Thaçi: Trump, i vetmi që mund ta detyrojë Putinin ta njohë K...
Përjetime nga burgu, Thaçi: Buzëqeshja s’buron nga shpirti, ...