Takimi i mesnatës mes liderëve të katër partive më të mëdha në vend, VMRO, LSDM, BDI e PDSH ka mbaruar pa ndonjë marrëveshje konkrete.
mbaruar pa ndonjë marrëveshje konkrete.
Takimin i pari e ka lëshuar lideri i PDSH Menduh Thaçi, pas tij ka dalë lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev, ndërsa partnerët e koalicionit qeverisës Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski janë mbajtur pak më gjatë me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë.
Liderët partiakë nuk dhanë deklarata për mediat, me përjashtim të ndërmjetësit Peter Vanhaute.
Ai informoi se nuk është arritur marrëveshje konkrete, por se është optimist se gjërat do të lëvizin përpara. Sipas tij, këtyre ditëve do të vazhdojnë grupet punuese, të cilët duhet të shtjellojnë dhe të arrijnë sa më shpejt deri te zgjidhjet për çështjet kontestuese. Do të vazhdohet edhe me takimet veç e veç me partitë, të cilat sipas Vanhaute kanë qenë më frytdhënëse.
Edhe pse shprehu optimizëm, Vanhaute tha se nuk mund të japë përgjigje precize për atë se kur do të arrihet marrëveshja, por theksoi edhe njëherë që kohë ka mbetur shumë pak dhe se afatet janë duke u afruar./ALSAT-M.tv/
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...
Deri 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...
Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë?
Duka në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”: Kemi pasur një v...