Reshjet e dendura të borës që kanë kapluar pjesët jug-perëndimore të Maqedonisë kanë shkaktuar probleme me furnizim me energjinë elektrike, ujë dhe rrugë të bllokuara.
Pa furnizim me energji elektrike banorët e rajoneve malore të Ohrit, Strugës, Kërçovës, Gostivarit, Resnjë dhe rajonin e rrethinës, rajonit të Rekës, rajonit të Mavrovës dhe disa fshatra malore të rajonit të Tetovës.
Nga EVN thonë se ekipet e tyre gjatë ditës së djeshme i sanuan defektet në më shumë vendbanime, përveç vendbanimeve ku kishte problem me qasjen për shkak të sasive të mëdha të dëborës dhe rrëshqitjeve të dëborës në rrugë. Që sot në mëngjes ekipet janë vazhdimisht në terren dhe me sanimin e defekteve.
Edhe komunikacioni në rrugët e Maqedonisë po shkon drejt normalizimit pas reshjeve të dendura të borës.
Të enjten në pjesët perëndimore dhe jugore do të ketë reshje kryesisht të borës të cilat do të jenë me intensitet të dobët deri në mesatare. Pastaj moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit. Reshje të reja pritet nga fillimi i javës tjetër.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën