Prej mbrëmjes së djeshme qytetarët në Bosnjë Hercegovinë nuk po gjejnë qetësi nga lëkundjet e herëpashershme të tërmetit që pasuan pas goditjes prej 5.8 ballësh të shkallës rihter.
Ndërkohë gjatë gjithë kësaj periudhe nga Instituti Hidrometeorologjik Republikan janë regjistruar edhe 30 lëkundje të tjera pasuese ku më i fuqishme ka qenë në orën 4:20 të mëngjesit të së shtunës, me një forcë prej 4.4 ballë i shkallës rihter.
Epiqendra e të gjithë tërmeteve ishin afër Stolacit.
Ndërkohë deri më tani nga tërmeti ka humbur jetën një 28 vjeçare dhe janë lënduar disa të tjerë.
Ky termet i rënë në Bosnjë është ndjerë në disa vende të Rajonit si në Shqipëri, Malin e ZI, Maqedoni madje edhe në Trieste të Italisë. Në rrjetet sociale njerëzit deklarojnë se kanë ndjerë lëkundjen e tokës në veri të Italisë pikërisht në momentin kur ndodhi tërmeti në BeH./alsat
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...