Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.049 testime dhe janë regjistruar 166 raste të reja me COVID-19.
Prej rasteve të reja 88 janë në Shkup, 2 Kumanovë, Shtip 4, Prilep 11, Tetovë 13, Strugë 11, Veles 1, Ohër 13, Kavadar 4, Gostivar 7, Kriva Pallankë 2, Krushevë 1, Koçani 2, Probishtip 2, vinicë 1, Kërçovë 2 dhe Negoinë 2, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sot ISHP regjistroi 416 pacientë të shëruar dhe 10 të vdekur. Prej pacientëve të vdekur, 2 janë nga Shkupi, një nga Kumanova, dy nga Shtipi, tre nga Prilepi, një nga Ohri dhe një nga Radovishi.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedonia me coronavirus janë diagnostifikuar 85.494 persona, ku 66.209 janë shëruar dhe 2.581 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 16.704 raste aktive./Telegrafi/
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028