Referendumi në të cilin qytetarët e Maqedonisë do të deklarohen për Marrëveshjen për emrin me Greqinë, do të jetë konsultativ ndërsa pyetja që do të parashtrohet me gjasë do të jetë: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.
Kjo u bë e ditur nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, pas takimit katër orësh të liderëve të partive politike, i cili u bojkotua nga partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE.
“Qytetarët duhet të konsultohen për një çështje kaq të rëndësishme. Vendimin duhet ta sjell Kuvend, por vullneti i qytetarëve do të jetë vendimtar dhe këtë duhet ta respektojnë të gjitha forcat politike në Kuvend”, ka deklaruar Zaev, pas takimit të mbajtur të mërkurën mbrëma, duke theksuar rëndësinë e kalimit të referendumit, që sipas tij do të sigurojë të ardhme evropiane për vendin, apo siguri, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenie për të qytetarët e Maqedonisë.
Takimi u bojkotua nga liderit i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, i cili kërkoi që për këto çështje të diskutojnë vetëm se katër partitë më të madha politike në vend, dy maqedonase dhe dy shqiptare dhe jo të marrin pjesë edhe parti tjera minore.
Mickovski gjithashtu kërkoi që para referendumit të miratohet Ligji për financimin e partive politike dhe si ai për Qeverinë, që ka të bëjë me formimin e Qeverisë së re para zgjedhjeve, qofshin ato të rregullta apo të parakohshme.
Kryeministri Zaev tha se bojkoti i opozitës është i palogjikshëm, por tha se pranon kërkesën e Mickovskit për një takim më të ngushtë të partive andaj edhe takimin e ri e ka caktuar për ditën e enjte, në mesditë./REL
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë