Shqiptarët e Malit të Zi ka më shumë se dy dekada që kanë kërkuar që Tuzi të jetë komunë dhe sot kjo dëshirë e tyre është realizuar. Tuzi është komuna më e re e Malit të Zi.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Nazif Cungu, kryetar i partisë Forca dhe njëherësh kryetar i Ulqinit.
“Të dashur miq sot qeveria kaloi ligjin për Organizimin Territorial i cili formon Komunën e shumëpritur të Tuzit. Në këtë mënyrë ne po ia dalim që të përmbushim një ndër kërkesat kryesore të shqiptarëve të Malit të Zi duke realizuar gjithashtu një premtim të kamotshëm të Forcës së Re Demokratike. Unë ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme që na keni dhënë, fal votave tuaja ne kemi mundësuar që të vëmë në jetë aspiratën e popullit tonë për të pasur komunën e dytë me shumicë shqiptarë në Mal të Zi”, ka shkruar Cungu.
Kujtojmë se që nga vitii i kaluar është paraparë që Tuzi të jetë sikur të gjitha komunat tjera në Mal të Zi. Do ta kontrollojë buxhetin e vet për pagesa të të punësuarve në administratë dhe vet do t’i përcaktojë prioritetet në rajonin e Malësisë.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...