Nga Qeveria kanë reaguar pas refuzimit të ofertës për rritje të pagës për 10 për qind.
Nga ekzekutivi vendimin e Sindikatës së Arsimit, Kulturës dhe Shkencës për të vazhduar grevën e quajnë të papërgjegjshëm.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në negociatat me SASHK-un ka ofruar rritje prej 10% të pagave që do të sigurohet nga buxheti plotësues. Kjo do të thotë se arsimtarët dhe edukatorët do të kenë një rritje mesatare prej 2.500 denarë në të ardhurat e tyre mujore. Njëkohësisht, metodologjia me të cilën Qeveria do të sigurojë rritje të vazhdueshme të pagave, do t’i japë zgjidhje të përhershme statusit social të punonjësve në arsim. Qeveria konsideron se është e papërgjegjshme, përkundër zgjidhjes së ofruar për rritjen e pagave në arsim dhe përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve, të vazhdohet me grevën dhe të shkatërrohet procesi tashmë i krijuar arsimor në kushtet kur po përballemi me krizë ekonomike dhe shëndetësore”.
Nga Qeveria njoftojnë se arsimtarëve grevistë do tu paguhen vetëm kontributet, e jo edhe rrogat, ka raportuar Tv Telma.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...