Në Gjykatën Themelore-Shkup, të martën është planifikuar senacë kundër të akuzuarëve në rastin “Grupi i Kumanovës”, ku më parë janë deklaruar si të pafajshëm.
Sipas aktit të Prokurorisë, ata do t’i përgjigjen për terrorizëm dhe shkelje të rendit kushtetues të vendit. Edhe avokatët mbrojtës janë të sigurtë se të akuzuarit janë të pafajshëm. Avokati Naser Raufi thotë se ata janë vetëmbrojtur, prandaj nuk mund të përgjigjen për terrorizëm.
“Prokuroria i akuzon për vepra terroriste, respektivisht se kanë pasur qëllim të kryejnë vrasje dhe të bëjnë sabotime. Mirëpo sipas nesh ekzistojnë dëshmi të pamohueshme se pjesëtarët e grupit nuk kanë pasur qëllim të vrasin ose të sulmojnë. Po të kishin pasur qëllime të tilla, ata kanë mundur ta bëjnë këtë në karakollin kufitar në fshatin Gushicë. Ata janë grumbulluar për të mbrojtur një kauzë e jo për të sulmuar. Po të kishin dashur të sulmojnë, ata do të sulmonin helikopterët dhe dronët policorë që vazhdimisht i kanë incizuar prej së afërmi. Edhe ditën kur ka ndodhur incidenti më 9 dhe 10 maj, pjesëtarët e grupit nuk kanë sulmuar. Ne si mbrojtje vlerësojmë se ata janë vetëmbrojtur”, thotë për “Lajm” avokati Naser Raufi.
Më herët Raufi ka deklaruar për Lajm se procedi kundër Grupit të Kumanovës të mos zhvillohet sikurse rasti ‘Monstra’.
Përveç opinionit dhe familjeve të viktimave, në pritje të epilogut të gjykimit janë edhe banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë. Një pjesë e të cilëve janë në paraburgim të akuzuar si bashkëpunëtorë.
Nga të gjithë të arrestuarit për rastin Lagja e Trimave, Prokuroria publike e RM-së nuk ngriti aktakuzë vetëm për një person. Pas pesë muajve të kaluar në paraburgim, u la i lirë vetëm polici Afrim Sulejmani. Për të gjithë të akuzuarit e tjerë, Gjykata pranoi të gjitha provat që i dorëzoi Prokuroria publike.
Në bankën e të akuzuarve pritet të ulen 29 persona, shumica prej tyre nga Kosova por edhe nga Maqedonia. Sipas fakteve të njohura deri më tani, Prokuroria Publike të gjithë i ngarkon për terrorizëm. Në bazë të kësaj pritet që prokurori kompetent të dëshmojë tezën se personat kanë planifikuar një seri sulmesh terroriste në territorin e RM-së.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...