Beogradi pritet që të marrë kritika të ashpra nga Bashkimi Evropian sa i përket fushës së sundimit të ligjit, shkruan e përditshmja serbe Danas.
Sipas burimeve të këtij mediumi, ngecja në procesin e normalizimit të raporteve me Prishtinën, do të jetë një nga vërejtjet kryesore për Serbinë.
Raporti i Këshillit Evropian që pritet të publikohet së shpejti, pritet që të jetë përafërsisht me të njëjtat vërejtje sikurse në vitin 2017.
Të metat në sistemin e gjyqësorit dhe përmbushja e kapitujve 23 dhe 24 pritet të jenë vërejtjet kryesore në këtë raport, siç shkruan Danas, raporton Periskopi.
Vërejtje për Serbinë pritet të ketë edhe sa i përket politikës së jashtme dhe aspektit të sigurisë.
Sipas këtij raporti, Serbia nuk ka arritur të përmbush pritjet e BE-së as 50 %.
Ky vlerësim negativ për Serbinë thuhet se ka ardhur si pasojë e shpërfilljes së Britanisë së Madhe për rekomandimin e dëbimit të diplomatëve rus dhe mos respektimi i sanksioneve ndaj Rusisë.
Kujtojmë se rasti i arrestimit të Marko Gjuriq ka acaruar jashtëzakonisht shumë raportet Kosovë-Serbi, dhe pritet të jetë një ngecje edhe për dialogun ndërmjet dy vendeve.
Nga elektronika tek ushqimi: Kosova shpenzoi gati 900 milion...
AAK nesër e hap fushatën zgjedhore në ora 18:00 në Prishtinë
Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin e L...
Nga elektronika tek ushqimi: Kosova shpenzoi gati 900 milion...
Sllovaki, vullnetarët pastrojnë mbeturinat e grumbulluara në...
15 zyrtarë të Shërbimit Korrektues trajnohen në Danimarkë