Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në twitter i është përgjigjur ministres së Jashtme të Bullgarisë që u shpreh e indinjuar lidhur me gjuhën e përdorur nga kryeministri gjatë samitit.
Rama në reagimin e tij shprehet se njësoj siç ka Bullgari problem me mënyrën e tij të të shprehurit, edhe kryeministri ka problem me mënyrën se si i trajton Bullgaria çështjet bilaterale.
“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Miq: Hiqni VETO-n ose duroni me mua!”, shkruan Rama në Twitter./arbresh.info/
Oh! Bulgaria’s Foreign Ministry has an issue with my way of speaking!Fair enough.I have an issue too with the way Bulgaria wants to solve biletaral issues by using the enlargement process as e vehicle of kidnapping two NATO countries! Easy friends:Lift the VETO or bear with me!
— Edi Rama (@ediramaal) June 24, 2022
“100% rritje të tarifave”, KRU Gjakova tregon arsyen se pse ...
Dembele shpallet futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA, Bon...
Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...