Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka njoftuar se qeveria maqedonase tashmë i ka ndarë 3 milionë euro, nga gjithsej 6 milionë euro vlerë, qytetit të Shkupit, për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”, ose siç njihet gjërësisht “Rruga për Kosovë” (në Vizbeg), deri tek qarkorja e Shkupit.
“Në bashkëbisedim dhe bashkëpunim me kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska, e cila do ta realizojë projektin, kemi filluar përgatitjet e fundit administrative në Qeveri dhe në Ministrinë e Transportit për ta nisur dhe përfunduar edhe këtë arterie të rëndësishme të trafikut”, ka njoftuar Grubi në Facebook. /Arbresh.info/

Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...
Benita kërkon këngën e Endrit për “inat” të Klodit!
Rriten rastet e braktisjes së foshnjave në Kosovë
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë