Nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë për AIM thanë se “kryeministri Zoran Zaev kishte takim me ish kryetarin Petro Poroshenko në në Forumin ekonomik”.
Përgjigja e tillë vjen pas akuzave të deputetit të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski në rrjetin e tij social në ‘Facebook’, se kryeministri nuk ka realizuar takime me ish kryetari Poroshenko në Davos në janar të këtij viti.
“Nëse kryeministri Zaev ka pasur takim me kryetarin e Ukrainës Poroshenko në Forumin ekonomik në Davos në janar të vitit 2019 duhet të vërtetohen edhe nga burime relevante nga MPJ e Maqedonisë. Nëse Zaev me të vërtetë është takuar me Poroshenkon në Davos, sigurisht do të cekte bisedën telefonik para gjashtë muajve, do ta dinte se ishte mashtrim, dhe se dy bisedimet tjera nuk do të ndodheshin” shkroi Milloshoski.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...