Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot 17.8.2021 (e martë), me fillim në ora 12:30, do ta mbaj mbledhjen e 99-të të rregullt me më shumë pika nga programi i saj për punë dhe nga interesi i qytetarëve.
Në mbledhje do të shqyrtohen konkluzat dhe rekomandimet nga mbledhja e 44-të e Shtabit kryesor koordinativ të krizave për sigurimin e tërësishëm në lidhje me parandalimin dhe shpërndarjen e virusit COVID 19, të mbajtur me 16 gusht të vitit 2021 dhe do të miratohen vendime adekuate për mbrojtje të shëndetit kolektiv të popullsisë nga sëmundja ngjitëse COVID-19.
Në bazë të Rendit të ditës, në mbledhje do të diskutohet edhe për disa propozim-ligje në mes të cilës Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërmarrje publike dhe Propozim-Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për inspektoratin shtetëror të tregut, si dhe më shumë informacione për aktivitete të realizuara dhe të planifikuara nga ministrit dhe organet në përbërje. /telegrafi
Shkak i një defekti, ndërpritet përkohësisht uji i pijshëm n...
Aksioni në tregun e automjeteve, Inspektorati i Prishtinës s...
Pa befasi mbyllet xhiroja e 19 në Superligën e Kosovës – Rez...
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht