Zv. kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Trajan Dimkovski u takuan me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Policisë, të Pylltarusl, Burgjeve dhe Policisë Gjyqësore, me kryetarin e sindikatës Goce Delçev Todev dhe kryetarët e sindikatave organizative.
Pas takimit, nga Qeveria njoftojnë se është rënë dakord që të vazhdojë bashkëpunimin në nivelin ministror dhe përmes diskutimeve dhe mirëkuptimeve, në përputhje me Ligjin e Punës dhe marrëveshjen kolektive ekzistuese për të gjetur zgjidhje të përshtatshme për çështjet e ngritura.
“Dega e pavarur e Sindikatës përshëndeti hapjen e qeverisë për diskutim. Në takim u diskutuan kërkesat e Degës së Sindikatës së Pavarur të Policisë, Pylltarisë, Burgjeve dhe Policisë Gjyqësore për të konsideruar përfaqësimin e Sindikatës së Pavarur të Policisë, nivelizimin e pagave dhe kompetencave të të gjithë oficerëve të policisë në vend, për të ngritur vlerën e të gjithë boneve të policisë së pylltarisë dhe pagimin e orve shtesë, si dhe kërkesën për rritje pagave në polici, pyje, burgje dhe policinë gjyqësore”, thonë nga shërbimi për shtyp i qeverisë.
Orban e quan Ukrainën “armik” të Hungarisë
Rahoveci rikthehet fuqishëm dhe e mposht në momentet e fundi...
Banorët e Big Brother ndajnë emocionet përpara dasmës së Klo...
Takimi i parë i Bordit të Paqes më 19 shkurt: Dy presidentë ...
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...