Qeveria në seancën e sotme e konfirmoi tekstin e propozim ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së Veriatlantikut të nënshkruar në Uashington më 4 prill 1949, me anë të të cilit vendi zyrtarisht do të bëhet anëtar i NATO-s pasi që të gjitha vendet të kenë ratifikuar protokollin e pranimit.
Propozim ligji për ratifikimin e marrëveshjes së Veriatlantikut të vendit tonë me NATO-n do të miratohet nga Kuvendi dhe pritet të hyjë në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare.
Ai më pas do të depozitohet në Uashington, pasi që Kuvendi i Spanjës të ratifikojë protokollin e pranimit të vendit tonë për anëtarësim të plotë në pakt./Telegrafi/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...