Qeveria e RMV-së në mbledhjen e sotme qeveritare e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin prill dhe e obligoi Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor që t’i dorëzojë të dhënat për pensionet te bankat deri më 23.04.2021.
Bankave u rekomandohet që të sigurojnë pensionet e prillit përmes bankomateve deri më 26.04.2021.
Pagesa për pensionistët që s’kanë kartela për bankomat do të bëhet në dorë dhe do të realizohet sipas katër grupeve edhe atë:
Për pensionet deri në 11 mijë denarë, pagesa do të bëhet më 26.04
Për pensionet nga 11.001 deri 14 mijë denarë, pagesa do të bëhet më 27.04
Për pensionet nga 14.001 deri 18 mijë denarë pagesa do të bëhet më 28.04
Për pensionet mbi 18 mijë denarë, pagesa do të bëhet më 29.04./Telegrafi/
Interesim i madh për ndeshjen Kosovë-Turqi, FFK del me njoft...
E zhdukur që nga 2001, ribashkimi emocionues i nënës me vajz...
Eliminimi nga Botërori 2026, Duka: Humbje që dhemb
Një qytetar tregon me video se njëhesori i energjisë tregon ...
Serbi i dyshuar për organizimin e incidenteve raciste, fshih...
Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet