Në mbledhjen e djeshme është miratuar edhe Dekreti me fuqi ligjore për çështjet e lidhura me procesin zgjedhor dhe obligon MPB-në që në afat për një ditë, t’i dorëzojë KSHZ-së listën e shtetasve që kanë kërkuar letërnjoftim apo dokument, si dhe listën e personave që mbushin 18 vite deri në ditën e zgjedhjeve.
Me hyrjen në fuqi të këtij Dekreti, KSHZ është e detyruar t’i ndërmerr të gjitha aktivitetet e domosdoshme administrative dhe teknike për përgatitjen e zgjedhjeve, njofton telegrafi maqedoni.
Me këtë Dekret, Ministria e Shëndetësisë, është e obliguar që sipas protokolleve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, të sigurojë maska, doreza dhe pajisje tjera për anëtarët dhe organet zgjedhore dhe mjete për dezinfektim për çdo vendvotim.
Në mbledhje, kundër këtij dekreti votoi kundër vetëm ministri Naqe Çulev.
Adri dhe Iliriana urojnë Bajramin me një video simpatike
U arrestua dy ditë më parë, vdes në burg 41-vjeçari
Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Trumpit për Fitër Ba...
Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati n...
Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Z...
Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovë...