Qeveria e Maqedonisë dje ka rishikuar propozim buxhetin për vitin 2018 dhe të njëjtin e kaloi në Kuvend për diskutim nga të zgjedhurit e popullit.
Në njoftimin dërguar Telegrafit në Maqedoni, shërbimi për informim në Qeverinë e Maqedonisë ka njoftuar se ministrat kanë ndarë kohë për ta rishikuar buxhetin e vitit të ardhshëm dhe të njejtin e kanë miratuar që të shkojë në Kuvend për shqyrtim, debatë dhe votim, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu, në këtë seancë është rishikuar Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin personal dhe të ardhurat personale.
Sipas këtyre ndryshimeve, DHP-ja duhet të bëjë listat e të ardhurave të qytetarëve ndërsa ata vetëm mund t’a korrigjojnë dhe ta plotësojnë listën e përfitimeve personale për një vit. Kjo nënkupton se qytetarët nuk duhet që të çojnë dokumente në Drejtorinë për të Hyra Publike për përfitimit gjatë vitit.
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova