Ekipi i “Honeyland” do të shpërblehet me tre milionë denarë, ka vendosur qeveria në seancën e mbrëmshme.
Për këtë vendim ka informuar ministrja e Financave, Nina Angellovska në profilin e saj në Facebook, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mjaltit tanë, dje e fituan çmimin Oskar më të vlefshëm – për njerëzi, thjeshtësi, ndërgjegjësim për mjedis jetësor dhe zemër të madhe. I fituat zemrat tona dhe të miliona njerëzve nëpër botë dhe me një gjest simbolik duam t’ju falënderojmë – prandaj sonte sollëm vendim në seancë qeveritare për shpërblim në para prej 3 milionë denarë për ekipin ‘Honeyland’. Pasi i dhatë epitetin ‘Mjaltë’ vendit tonë. Pasi na bënë shumë krenar”, ka shkruar Angellovska.
Filmi dokumentar “Honeyland” nuk fitoi Oskar, por ishte nominuar në dy kategori – për film dokumentar më të mirë dhe filmi më i mirë i huaj.
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova