Ambasadori i SHBA-së në Greqi, Geoffrey R. Pyatt ka deklaruar nga samiti i Selanikut se vendi i tij mendon se ishte gabim historik i Bashkimit Evropian mos hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Ne vlerësojmë se ishte gabim historik i Bashkimit Evropian të mos shkojë përpara me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.
“Duke folur për SHBA-në, mendojmë se është shumë e rëndësishme që procesi i hapjes së negociatave të kthehet sa më shpejt. Me padurim presim të bashkëpunojmë me qeverinë e Greqisë që kjo të ndodhë.
Presim që të vazhdojmë të punojmë nga shumë afër, me qëllim që të ndihmojmë këto shtete t’i bëjnë reformat e rëndësishme, të cilat janë të rëndësishme për të qenë pjesë e familjes evropiane dhe mos të humbin shpresa”, deklaroi Pajat. /albeu.com/
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik