Këshilli Organizativ i Protestës “Protestoj shqip”, përmes një kumtese, njofton qytetarët për rrjedhën e deritanishme të organizimit të protestës gjithëshqiptare.
Këshilli drejtues deri tani i ka marrë të gjitha masat e nevojshme që aktivitetet që kanë të bëjnë me organizimin e protestës të rrjedhin në mënyrën më të mirë. Për këtë arsye është njoftuar policia për marshutën dhe është marrë leje nga ky institucion.
Protesta është e qetë, paqësore dhe në të janë ftuar të marrin pjesë të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre politike. “Kjo nuk është protestë për të mbrojtur ose favorizuar ndonjë subjekt politik, por organizohet që ta mbrojë çështjen shqiptare në Maqedoni”, thuhet në kumtesë.
Kërkesat themelore të protestës do të jenë: dorëheqja e qeverisë antishqiptare, të inkriminuar dhe të korruptuar Gruevski & Ahmeti, zbardhja e të gjitha të vërtetave shqiptare në Maqedoni dhe marrëveshja e re për Maqedoninë.
Që protesta të kalojë në mënyrën më të qetë, përveç asistencës së policisë, organizatorët kanë marrë përsipër që me mbi 300 persona vullnetarë të ndihmojnë në mbajtjen e rendit publik, ashtu që mos të lejohet asnjë mundësi për provokime.
Këshilli Organizativ i Protestës “Protestoj shqip” njofton se kësaj nisme tashmë i janë përgjigjur një numër i madh i organizatave joqeveritare vendore dhe të mërgatës shqiptare, por edhe shumë personalitete të njohura të jetës publike në Maqedoni dhe më gjerë. Këtu janë disa nga organizatat dhe personalitetet që deri me tani e kanë mbështetur protestën:
– Partia për Prosperitet Demokratik, Nexhat Bexheti – kryetar
– Kastriot Haxhirexha, kryetar i DR-së
– Hysni Shaqiri, kryetar i BDK-së
– Unioni i Intelektualëve Shqiptarë – Shkup
– Familjarët e të dënuarve në rastin “Monstra”
– Familjarët e të dënuarve në rastin “Sopot”
– Unioni Studentor Shqiptar – Shkup
– Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni – LDSHM
– Rrjeti i Firmave dhe Shoqatave në Zvicër – ALBABIZ.CH
– Qendra Informative Shqiptaro-Norvegjeze “MekuliPress”
– Qendra Kulturore Shqiptaro-Gjermane
– Akademia Shqiptaro-Gjermane (Albanische Akademie) – Mainz, Gjermani
– Shoqata për të Drejtat Njerëzore të Grave “Besa 2003” – Kumanovë
– Shpetim Pollozhani – Shoqata e ish të Burgosurve Politikë në Maqedoni
– Studentët Shqiptarë të Vjenës – Vjenë
– Klubi i Studentëve Shqiptarë në Zagreb
– Klubi ELITA – Shkup
– Shoqata “Duam Çair të Pastër” – Shkup
– Esnafi i Çarshisë së Shkupit – Shkup
– Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut (IGFM)
– Insituti NISMA – Shkup
– Shoqata e Intelektualëve “Mendimi” – Dollneni
– Lëvizja e Pavarur Studentore në Maqedoni
– Akademik Abdylemnaf Bexheti, pedagog
– Prof. Milaim Fejziu, pedagog
– Arsim Zekolli, ish diplomat
– Kim Mehmeti, shkrimtar
– Arsim Sinani, pedagog
Për detajet të tjera Këshilli Organizativ i Protestës “Protestoj shqip” të premten në orën 12.00 ka caktuar një konferencë për shtyp, ku edhe më hollësisht do ta njoftojë opinionin për protestën në fjalë.
Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...
Naim Berisha zgjidhet drejtor i Institutit Albanologjik
Një qytetareje i keqësohet gjendja në Trafikun Urban, mbërri...
IHMK: Kosova ka mesatarisht 26 ditë në vit me mjegull
40-vjeçari i plagosur nga Ferizaji në QKUK në gjendje stabil...