Vuçiq tha se e gjithë kjo ka vazhduar për katër muaj e gjysmë pas tragjedisë së madhe që ndodhi. “Nëse nuk do t’i kishim zbuluar armët në Abardareva dhe nëse nuk do të kishim zbuluar grupin e Novi Sadit, kush e di se çfarë do të kishte ndodhur,” tha Vuçiç.
“Ne e kuptuam mirë mesazhin dhe do të duhet të ndryshojmë veten, megjithëse shpresoj që disa të tjerë e kanë kuptuar që qytetarët nuk duan revolucione me ngjyra. Është e rëndësishme që fëmijët tanë të shkojnë në shkollë dhe studentët të kthehen në universitete”, tha presidenti.
Ai ftoi studentët që të analizojnë me kujdes tre kërkesat e para pa presion dhe të shohin se ato janë përmbushur.
“Serbia fitoi, ne arritëm të ruanim paqen dhe të merreshim me shumë gjëra që fshiheshin pas gjithçkaje,” tha Vuçiç.
Ai falënderoi gjithashtu miliona njerëz që e ndoqën këtë me shqetësim dhe treguan durim dhe treguan se dinin të dëgjonin palën tjetër.
Për mua është e rëndësishme që arritëm ta mbrojmë Serbinë”, ka theksuar Vuçiç.
“Çfarë pritje!” – Guardiola mahnitet nga pritja vendimtare e...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Publikohet fotografia e Epstein me Princin e Arabisë Saudite
Haxhiu: 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së është fyerje pë...
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...