Gjatë ditë së djeshme qytetarët e Gostivarit mbajtën marsh protestues kundër vendimit të KRRE-së për shtrenjtimin e rrymës elektrike për 7.4%, ndërsa marshin e udhëhoqi tifo-grupi “Kastriotët Gostivar”.
Marshi i gostivarasve filloi nga Pallati i Kulturës u ndal para ndërtesës së ELEM-it, kaloi nëpër sheshin e Gostivarit dhe përfundoi para objektit të EVN-së.
Organizatorët e protestës para EVN-së i shpalosën kërkesat e tyre edhe atë: të hiqet vendimit i rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe të ulet çmimi për 20%, të hiqet monopoli i shërbimeve të EVN-së, të shpërbëhet KRRE-ja dhe të krijohet trup i pavarur që do të kontrollojë cilësinë e shërbimeve në fushën e energjetikës.
Protesta zgjati pak më shumë se një orë dhe kaloi pa incidente nën vëzhgimin e policisë. Në fund të objektit të EVN-së u hodhën vezë dhe letra banjoje.
Protestën e mbështetën artistë dhe sportistë nga Gostivari, figura publike fetare e politike ndërsa protesta e djeshme është protesta e katërt e tifo-grupit “Kastriotët Gostivar” kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike.
Protesta e ngjashme kishte në Tetovë dhe qytete tjera në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit