Propozimi i VMRO-DPMNE-së që sekretari i përgjithshëm i partisë Emil Dimitriev ta zëvendësojë kryeministrin Nikolla Gruevski për BDI-në është i pranueshëm. Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi thotë se Dimitrievin e ka pasur zëvendës në Ministrinë e Mbrojtjes dhe është një person me të cilin mund të bashkëpunosh.
VMRO ndërkohë këmbëngul se Dimitriev kryeministri i ri i propozuar ka kapacitetet e duhura për të organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike, pasi sipas Antonio Milloshoskit ai ka përvojë të mirë në të gjitha nivelet e pushtetit.
“Unë kam pasur rastin që si Ministër i Mbrojtjes të bashkëpunoj drejtpërsëdrejti me kandidatin për kryeministër të ardhshëm, ka kryer detyrën e zëvendës ministrit të mbrojtjes mund të them se është personi që kemi bashkëpunuar dhe i kemi kryer detyrat në Ministrinë që kemi udhëhequr dhe në këtë drejtim besoj që ai mund të kryej dhe të marrë përsipër të gjitha obligimet që dalin për organizimin e zgjedhjeve më 24 prill”, dekaroi Talat Xhaferi, BDI.
“Për kolegun Emil Dimitriev kam një mendim të mirë bëhet fjalë për një politikan serioz . Ka përvojë administrative, lokale dhe parlamentare dhe mendoj se në mënyrën më të mirë të mundshme së bashku me ministrat e tjerë do ta udhëheq qeverinë dhe do të organizoj zgjedhje ku qytetarët mund të shprehin vullnetin e tyre”, tha Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE./Alsat-M/
Pas mbylljes së vendvotimeve, reagon Kurti
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...