Deri më 15 tetor, kur është edhe afati i fundit, pritet të dihen se cilët prokurorë do ta përbëjnë ekipin e prokurores speciale Katica Janava. Proceduralisht tani ka mbetur që Këshilli i prokurorëve të aprovojë 14 prokurorët të cilët u propozuan ditë më parë, në mesin e të cilëve ka edhe katër shqiptarë.
Nga 15 tetori institucioni i ri duhet të fillojë me punë në ambiente vetanake, pasi për momentin prokuroja Janeva punon në zyrat e Ministrisë së Drejtësisë, kurse është shpallur edhe konkurs për marrjen me qira të hapësirave, sepse objektet e propozuara nga Shërbimi qeveritarë nuk kanë qenë të përshtatshme.
Sipas ligjit, Ministria e Drejtësisë është e obliguar që në afat prej 3 ditëve pas zgjedhjes, prokurores ti sigurojë hapësira të përkohshme, kurse në afat prej 30 ditëve t’i sigurojë hapësirat e nevojshme, shkran sot Gazeta Koha.
Ky afat është deri më 15 tetor. Pas kësaj institucioni I ri duhet ti përkushtohet punës, duke patur parasysh se afatet ligjore nuk lejojnë komoditet kohor. Sipas nenit 22 të ligjit. “Prokurori publik që udhëheq me prokurorinë publike mund të ngre padi ose të jap urdhër për ndërprerjen e procedurës hetimore, në periudhë jo më të gjatë se 18 muaj nga dita e marrjes së lëndëve dhe materialeve nën ingerenca të tij”.
Në ndërkohë ende pritet vendimi i Gjykatës së apelit në Shkup, I cili duhet të vendos nëse materialet e përgjimit nga “bombat” mund të shfrytëzohen si dëshmi, pasi gjykatësi në procedurën paraprake ka ndaluar që të merren si dëshmi. Prokurorët parashtruan ankesa për këtë vendim të gjykatës për 21 lëndë, trasnmeton Zhurnal.
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...