Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut , do të qëndrojë në arrest shtëpiak në kuadër të hetimeve për rastin e Lotarisë Shtetërore, ku ai dyshohet së bashku me edhe pesë persona të tjerë.
Vendimi për zëvendësimin e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak vjen pasi mbrojtja e tij kërkoi një masë më të butë sigurie, ndërsa organi i akuzës dha pëlqimin për këtë propozim.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, i dyshuari i dytë në këtë rast është paraqitur vullnetarisht pranë organeve të ndjekjes dhe ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me institucionet kompetente.
Me kërkesë të tij, përmes mbrojtjes, ai është paraqitur para prokurorit kompetent ku ka nisur këqyrjen e shkresave të lëndës. Për shkak të vëllimit të madh të materialit provues, këqyrja do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, pas së cilës atij do t’i mundësohet të japë mbrojtjen e tij.
Në lidhje me masat e sigurisë, Prokuroria ka propozuar arrest shtëpiak dhe konfiskimin e dokumentit të udhëtimit, duke vlerësuar se pjesa më e madhe e provave tashmë është siguruar dhe se i dyshuari është paraqitur vullnetarisht.
Grubi mëngjesin e sotëm ju dorëzua policisë së Maqedonisë së Veriut, në vendkalimin kufitar Bllacë.
Për më shumë se një vit ai kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar.
Shi dhe erë e fuqishme, parashikimi i motit për nesër
Harry Bajraktari: Nuk kam ambicie për t’u bërë preside...
Universiteti `Ukshin Hoti` në Prizren merr akreditim institu...
Muriqi mbetet pa trajner, Mallorca shkarkon Arrasten
Ukrainës i duhen 588 miliardë dollarë për t’u rindërtuar nga...
Shqipëria merr pjesë me 180 shkolla në testimin ndërkombëtar...