Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, siç njoftojnë nga Kabineti i tij, zyrtarisht nuk është informuar për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, që tërheq dorëheqjen e gjithë qeverisë. Nga atje nënvizojnë se pasi të njoftohet për dorëheqjen eventuale, presidenti në bazë të afatit kushtetues prej 10 ditëve pas konsultave do t’i ndaj mandatin për formimin e Qeverisë partisë apo partive që kanë shumicë në Kuvend.
“Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, zyrtarisht nuk është i informuar nga kryetari i Kuvendit se kryetari i Qeverisë ka dhënë dorëheqje, që tërheq edhe dorëheqjen e komplet qeverisë. Kur do të njoftohet për dorëheqjen eventuale, presidenti në bazë të afatit kushtetues prej 10 ditëve, pas konsultave të kryera do ta ndaj mandatin për formimin e Qeverisë partisë apo partive të cilat kanë shumicën në Kuvend”, njoftojnë nga Kabineti i Presidentit./alsat.mk/
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...