Presidenti Ilir Meta ka postuar në rrjetin social këtë të dielë të nxehtë një video, teksa po noton në plazh.
Video e Metës shoqërohet me “moton e ditës” siç shkruan Presidenti, e cila po ashtu gjen zë përmes Presidentit i cili thotë: Më mirë në det sesa në pishinë.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2423666741006063/?t=0
Shpreshja e Metës është një thumb që i drejtohet kryeministrit Edi Rama, i cili refuzoi të takojë Presidentin dy ditë para zgjedhjeve, teksa ky i fundit shkoi në zyrën e tij që në orët e para të mëngjesit dhe e prit kryeministrin deri në orët e drekës. Meta i bëri thirrje Ramës për një takim, për të mundur që së bashku me partitë e tjera politike të vendosnin një datë tjetër për zgjedhjet, si një akt që do të mund të shmangte krizën politike.
Por Kryeministri refuzoi ftesën dhe nuk shkoi në takim me Presidentin. Përkundrazi, Rama shkoi në një pishinë fare pranë Presidencës, teksa Meta e priste në zyrë./Express
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...