Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, thirri takim konsultativ për marrëdhëniet bilaterale me Maqedoninë e Veriut dhe për ftesën që pritet nga Bashkimi Evropian për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.
Takimi do të mbahet nesër dhe do të fokusohet tek marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, në kontekstin e rezultateve të Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe ftesa që pritet ta marrë Maqedonia për anëtarësimin në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të ftuar në takim janë edhe kryeministri bullgar, Boyko Borissov, kreytarja e Kuvendit, Cveta Karajançeva, zëvendëskryeministrja për reforma gjyqësore dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Ekataerina Zakharieva, koordinatorët e grupeve kuvendare, kryetarët e Komisioneve kuvendare për politikë të jashtme dhe çështje evropiane si dhe përfaqësuesi i Komisionit të përbashkët./Telegrafi/
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...
Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen