Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka rikonfirmuar që marrëdhëniet me Serbinë për momentin janë të vështira.
Sipas tij Beogradi po prish të gjitha raportet me fqinjët e saj, transmeton Indeksonline.
Gjukanoviç në një televizion të Mali të Zi tha se shteti që ai udhëheq nuk merr vendime anti-serbe por në interes të vendit.
Po ashtu foli edhe për sjelljen e opozitës pro-serbe në Malin e Zi.
“Ata në vend se të marrin pjesë në krijimin e politikës kombëtare, po e luajnë rolin e një pakice të rrezikuar në Malin e Zi dhe vazhdimisht ankohen në Beograd. “, u shprehë ai.
Gjukanoviç beson që qëllimi i opozitës pro-serbe është i qartë, shkatërrimi i shtetit të Malit të Zi.
Programi europian për bashkitë, Rama: Investim strategjik pë...
Zjarr i madh në një servis në Pejë – digjen disa automjete, ...
Lladrovci me mesazh të fortë ndaj PDK-së: Nuk pranoj të bëhe...
Qeveria e kryeministrit Radev merr votëbesimin nga parlament...
Një burrë gjendet pa shenja jete në Suharekë, rasti po hetoh...
Rooney shpërthen ndaj Tuchel: Lënia jashtë e Arnold është e ...