Gjatë konkursit të fundit të punësimit të 600 policëve të ri, rreth 46 janë shqiptarë njofton Alsat-M. Me këtë Konkursi i fundit për pranimin e policëvë të rinj në Maqedoni është skanadaloz.
Shqiptarët në këtë konkurs nuk janë janë pranuar as 10 përqind nga numri i përgjithshëm i kandidatëve.
Marrëveshja e Ohrit dhe përfaqësimi adekuat nuk respektohet. Ky është alarmi që duhet partitë shqiptare në Maqedoni të reagojn fuqishëm ndaj kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili tani po shfrytëzon momentet e fundit që edhe konkursin për polici t’a partizoj me prefiksin e VMRO-DPMNE-së.
Jozyrtarisht, Zhurnal mëson se gjatë bisedimeve në grupet e punës me ndërmjetësin dhe ekspertin belg, Piter Van Hojt është biseduar që konkursi të anulohet për shkak se është keqpërdorur në skajshmëri nga partia VMRO-DPMNE.
Bëhet e ditur se në këtë konkurs janë pranuar fëmijët e shumë funskionarëve të VMRO-DPMNE-së. Zhurnal mëson se ndaj këtij diksriminimi do të reagon ambasada e SHBA-ve në Shkup dhe amabasadori, Aivo Orev të cilët do të kërkojn që konkursi të anulohet.
Ndërsa partitë shqiptare, BDI, PDSH, BESA, RDK, PPD, Lëvizja për Reforma në PDSH pritet të shihen se si do ta trajtojn këtë diskriminim historik gjatë pranimit të shqiptarëve në konkurset për polic në Maqedoni.
Kurti në konakun e Tahir Çakës: Kaçaniku qytet i rezistencës
Kullat e Lezhës drejt rijetëzimit, rreth 200 objekte drejt r...
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorët që u bënë p...
Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin p...
Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar